Dashuria per librin tek une ka lindur nga nevoja per arratisje . Pamundesia per te eksploruar mundesi dhe bote te tjera ne nje moment jo te shkurter te jetes sime , me beri te perqafoj cdo bote te re qe hapej me librin e radhes . Nga rreshta ngushellues qe rrinin prane teje ne netet kur gjumi nuk pranon te vije , deri tek miku jot qe mban gjithmone ne cante kudo qe shkon … per te shfrytezuar cdo minute te lire per te lexuar .
Adhuroj jo me pak , aromen qe libri mban. Do te nuhas patjeter cdo liber te ri qe kam ne dore , dhe me beso qe diku shpirterisht me shpie . Nuk di ne cilin moment te se shkuares , se ardhmes , apo nje moment qe nuk ka qene e as nuk do vije kurre do me coje , por gjithmone ja vlen ta perjetosh .
Te lexoj eshte menyra ime per te degjuar boten , ndersa te shkruaj eshte menyra ime per te degjuar veten.
Nuk e di ku mbaron magjia e te qenit lexuese dhe kur fillon nevoja per te qene krijuese-por te dyja i ushqej me te njejtin zjarr.
Ky blog lind nga deshira per te mos e lene leximin e nje libri te perfundoje ne kapakun e mbyllur te tij . Gjithashtu nga deshira e madhe per te ndare magjine me te tjere ..
Ne kete blog do te gjesh dy bote : pershtypjet e mia pa filtra mbi librat qe lexoj , dhe gershetimin e tyre me shkrimet e mia letrare.
Nje hapesire per libradashesit, nje hapesire per te gjithe ata qe kerkojne me shume se thjesht nje vleresim me yje .
Gjithmone me shume dashuri per cdo lexues,
|Sofilda Bardho|